Policia ka vënë në pranga 35-vjeçarin në kërkim A. Galica, banues në Durrës, i cili është autori i vjedhjes së një makine.
35-vjeçari akuzohet se ka vjedhur automjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit S. Xh. 45 vjeç, banues në Tiranë, të cilin e kishte parkuar afër Muzeut Arkeologjik.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën më datë 29 korrik.
Policia thotë se Galica është person me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.





