Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para duke hyrë dita e mërkurë në afërsi të fshatit Luz, në rrugën Fushë Krujë-Milot. Një automjet tip “Golf 4” në të cilin udhëtonin 4 persona dhe një tjetër automjet tip “Ford Mondeo” i cili drejtohej nga një djalë, janë përplasur.
Katër persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve sipas dëshmitarëve, janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë të moshave të reja 25-30 vjeç dhe sipas dëshmitarëve, shoferin e “Fordi-t” e ka zënë gjumi në timon dhe ky ka qenë shkaku i përplasjes së dy automjeteve.
Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, njëri prej djemve kishte mbetur në makinë dhe u nxor nga personat që iu gjendën në ndihmë. Shoferi i “Fordi-t”nuk ka mbetur i plagosur rëndë, por djemtë që udhëtonin me “Golf 4” kanë marrë lëndime serioze. Policia gjendet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./JOQ.al/





