Policia e Tiranës gjatë aksionit kundër lëndëve narkotike në ‘Don Bosko’ i ka bërë me shenjë një makine që të ndalojë, por drejtuesi i mjetit ka tentuar të çajë postbllokun e policisë.
Policia ka qëlluar në ajër dhe në këtë moment mjeti është përplasur, ndërsa drejtuesi ka mbetur i plagosur lehtë.
Menjëherë drejtuesi i mjetit është vënë në pranga. Ndërkohë që ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur drogë në makinë apo jo.





