Një i ri nga Turqia është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit, pasi po tentonte të kalonte kufirin me pasaportë false.
Më datë 31.07.2017, shtetasi Burak Akar 24 vjeç, banues në Turqi, është kapur ne flagrancë në Terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundërligjshme me tragetin e linjës Durrës – Bari, me një pasaportë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, bën të ditur policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.





