Dy drejtues mjetesh në gjendje të dehur, janë arrestuar nga Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Durrës.
Në pranga ranë: B. Lleshi 38 vjeç, dhe M. Dalipi 31 vjeç, të dy banues në Durrës.
38-vjeçari Lleshi u kap më datë 31.07.2017, ora 01:00, në rrugën e Shënvlashit, duke drejtuar mjetin tip “BMW” në gjendje të dehur.
Ndërsa 31-vjeçari Dalipi u kap në lagjen nr.16, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur. Madje gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë.





