Juvja fiton me 11-metërsha testin e titullit ndaj Romës në Champions Cup. 1-1 përfundoi koha e rregullt mes dy rivalëve të Serisë A në “Gillette Stadium” të Foxborough në Masachusets, por në llotarinë e penalltive bardhezinjtë u treguan më të saktë duke mos gabuar asnjë gjuajtje ndërsa për verdhekuqtë dështoi Tumminelo, që në tentativën e parë. Sa u përket 90 minutave të kohës së rregullt, të dyja skuadrat e nisën takimin me shumë emra të rëndësishëm në formacion, duke shfaqur nivel të lartë lojë. Në minutën e 29-të Mario Mandzukic lëviz bukur pas shpinës së mbrojtjes së Romës i shërbyer nga Alex Sandro, dhe pasi shmang edhe portierin Alisson, e dërgon topin në rrjetë. Me avantazhin minimal të bardhezinjve mbyllet pjesë e parë.

Pjesa e dytë nis me ndryshime të shumta në të dy kampet, madje në të 66-tën Allegri i jep mundësinë e Debutimit Bernardeschit që mori vendin e Dybalas. Në këtë fraksion Roma ishte më e freskët dhe pas një presioni të vazhdueshëm arrin të barazojë me Edin Dzekon, që u shërbye nga Kolarov.Në përfundim të 90 minutave dhe kohës shtesë nisi llotaria e 11-metërshave, ku që në tentativën e parë gaboi Tumminello për verdhekuqtë. Edhe pse Pellegrini, Iturbe, Peres dhe Under u treguan të saktë per Romën, në fund festa ishte për Juventusin pasi realizuan të gjithë më radhë, Lihsteiner, Barzagli, Bernardeschi, Khedira dhe Costa.