Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se Barcelona po mendon të blejë sulmuesin e Atletico Madrid-it, Antoine Griezmann, nëse Neymar do të zgjedhë për të shkuar te Paris Saint-Germain. Hierarkia e klubit katalanas ka hartuar një listë me kandidatët potencialë të brazilianit, duke përfshirë edhe yje si Philippe Coutinho dhe Paulo Dybala, por francezi shihet si alternativa më e lirë. Nëse për dy të parët duhet negociuar me klubet respektive, Liverpool dhe Juventus, Griezmann mund të blihet menjëherë duke paguar klauzolën e tij të largimit, 100 milionë euro. Duke marrë parasysh se me shitjen e Neymar-it do të arkëtoheshin 222 milionë euro, shifra e lirisë e parashikuar në kontratën e 26-vjeçarit në Madrid nuk është asgjë.Me 26 gola në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar, Griezmann është lojtari më i mirë i bardhekuqve. Ai ka refuzuar Manchester United-in këtë verë, meqë klubi i tij aktual e ka të ngrirë merkaton dhe nuk mund ta zëvendësojë me një tjetër.

A do ta harrojë ai këtë për Barçën?