Lorik Cana kërkon liri për Ismail Morinën – “Ballistin”.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar pas njoftimeve se Kroacia mund ta ekstradojë Ismail Morinën në Serbi.

Ish-lojtari i Lazios dhe Marseilles ka postuar një fotografi të “Ballisitit” në Instagram me mbishkrimin: ”Liri për Ballist Morinën”.

Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji.