Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në policinë e Durrësit bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim A. Ndreka 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar këtë shtetas me 10 muaj burg për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.