Dy vëllezër, banorë në zonën e plazhit në Durrës, janë arrestuar në flagrancë pasi janë rrahur e përleshur me njëri-tjetrin, duke përdorur mjete të forta dhe thikë.

Dy vëllezërit H. Gila dhe E. Gila janë rrahur me njëri tjetrin, ndërsa ishin në gjendje të dehur.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e uniformave blu për t’i ndarë dy të rinjtë të moshës 20 e 28 vjeç, të cilët më pas kanë përfunduar në pranga.

Grindja mes dy vëllezërve është shkaktuar për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhunë në familje”, parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.