Një 30-vjeçar ka humbur jetën në një aksident me motor në Rrugën e Kombit në Kukës, pranë tunelit të Kalimashit.
Një motor me targa të Kosovës teksa ka qenë duke ecur me shpejtësi shumë të lartë, tej normave ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Pas përplasjes motori është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Drejtuesi i motorit, një 30-vjeçar nga Gjilani ka humbur jetën në spitalin e Kukësit.





