Një bombol gazi ka shpërthyer në restorantin e një resorti turistik në plazhin e Velipojës mëngjesin e kësaj të premteje.
Lokali më pas është përfshirë nga flakët, çka ka sjellë asfiksimin e 4 personave të cilët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Mësohet se kanë pësuar lëndime edhe persona të tjerë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilat punojnë për shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se ka patur rrjedhje gazi, gjë që ka shkaktuar shpërthimin. Megjithatë do të pritet ekspertiza përfundimtare.





