Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Bulqizë, pasi ka tentuar të rrëmbejë një 16-vjeçare. 

D.N. ka kallëzuar në polici, se në rrugë, Z.Gj., e ka ngacmuar seksualisht me fjalë dhe më pas ka tentuar që ta marrë me forcë në automjetin e tij. 

Menjëherë nga specialistët e policisë është bërë kapja e shtetasit të lartëpërmendur, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager ka rezultuar i dehur në masën 0.62 mg/l.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera, ai është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe “Vepra të turpshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.