Një episod dhune është regjistruar një ditë më parë në lagjen nr.2 të qytetit të Durrësit.
Policia njofton se "iu referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.L, vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr 2, ka goditur me mjete të forta shtetasin F.Z vjeç 24 banues në Manëz".
43-vjeçari nga Durrësi akuzohet për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".





