Një i ri italian është ndaluar në portin e Durrësit nga policia kufitare, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte rezulton i vjedhur në Gjermani.

Burime zyrtare të policisë Durrës bëjnë të ditur se “kanë nisur procedimin penal ndaj 22-vjeçarit Italian G.M. pasi dyshohet se me date 26.07.2017, gjatë kontrollit të mjetit rezulton i vjedhur në Gjermani, me datë 07.12.2016”.

Shtetasi Italian akuzohet për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.