Hidhet shorti i kalendarit të Serisë A për sezonin 2017-2018, me ndeshjet e javës së parë që do të luhen më 19 dhe 20 gusht, ndërsa java e fundit do të zhvillohet me 20 maj.Goglat shmangën përplasjet e mëdha në start, teksa Juventusi kampion në fuqi do të presë Cagliarin, Milani viziton Crotonen, Interi luan në shtëpi me Fiorentinën, Roma udhëton drejt Bergamos për t’u përballur me Atalantën, ndërsa Napoli luan në transfertë me Veronën. Ciftet e tjera të javës së parë janë Bologna – Torino, Lazio – Spal, Sampdoria-Benevento, Sassuolo-Genoa dhe Udineze-Chievo.
Në javën e dytë spikat Roma – Inter, me trajnerin ziklatër Lucciano Spalleti që do të vihet përballë ish skuadrës së tij, ndërsa në javën e 7 më 1 Tetor Milani pret Romen. Java e tetë ndizet me tri superpërballje, me derbin e Madoninës Inter – Milan, me Juventus-Lazio dhe Roma-Napoli.Dy të mëdhatë e futbollit italian, Milan dhe Juventus, do të përplasin brirët në San Siro për javën e 11-të, e parashikuar për t’u zhvilluar më 29 tetor, ndërsa në javën e 13-të, më 19 nëntor përvecese, derbi Roma – Lazio do të luhet edhe Napoli-Milan.Po në San Paolo më 3 dhjetor, për javën e 15-të, Napoli i Elseid Hysajt do të presë Juventusin. Vetëm një javë më pas, do të luhet derbi i Italisë Juventus – Inter, ndërsa në javën e parafundit të fazës së parë, që është parashikuar të zhvillohet më 23 dhjetor, kampionët e Serisë A kanë një tjetër pengesë serioze në Juventus Stadium, Romën.