Teuta ka zhvilluar në Itali testin e dytë për këtë fazë përgatitore. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka fituar me shifrat e pastra 2-0 ndaj skuadrës së ligës së katërt italiane, A.S Ricione.

Javën e kaluar durrsakët luajtën ndaj Çezenës, ku humbën 3-0. Ndërkohë, në takimin e zhvilluar Teuta hodhi në fushë një formacion me ndryshime në krahasim me atë të testit të parë. Si titullar e nisi edhe sulmuesi ganez i ardhur në provë, Latif Amadu.Ky test i shërbeu Maganit për të ndjekur në kushte loje pikërisht sulmuesin 23-vjeçar. Ky i fundit arriti të shënonte golin e parë, pas një goditjeje të bukur brenda zonës.Ndërsa në pjesën e dytë protagonist u bë mbrojtësi Dajan Shehi, i cili realizoi pas goditjes me kokë. Në përgjithësi ka qenë një lojë ku Teuta ka dominuar përballë një kundërshtari, që edhe pse militon në ligat e ulëta italiane, sërish arriti të rezistonte jo pak ndaj durrsakëve.Teuta pritet të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore në tokën italiane, ndërkohë që klubi është me sytë nga merkato. Së pari pritet të vendoset për ganezin Amadu, nëse do të qëndrojë ose jo te Teuta.