Teksa zërat për një largim të mundshëm të tijin nga Barcelona po shtohen, Neymar është bashkuar me Joe La Puma, drejtuesi i emisionit Complex, për të parë dhe blerë modelet e fundit të atleteve që kanë dalë në treg.

Sulmuesi brazilian, i cili ka një kontratë me Nike, ka folur për ndjesinë që ka provuar kur është takuar me Michael Jordan dhe nëse ekziston rivalitet, për sa i takon atleteve, mes tij dhe Leo Messi-t, i cili ka një kontratë me Adidas. Gjatë kësaj kohe, lojtari ka shpenzuar edhe 18.000 dollarë për disa atlete të reja.