Periudha e verës i gjen thuajse të gjitha skuadrat europiane në fazën e tyre përgatitore për sezonin e ri, por teksa lojtarët duhet të arrijnë kondicionin e duhur për nisjen e sezonit edhe argëtimi dhe takimet me tifozët nuk mungojnë.
Tre lojtarë të Romës, Nainggolan, Dzeko, Keba Coly kanë zhvilluar një ndeshje aspak të zakontë, duke u përballur kundër 16 fëmijëve, pjesë e akademisë së Romës.
Sigurisht, synimi ishte argëtimi i fëmijëve, por edhe në këtë ndeshje Nainggolan nuk mund të toleronte, duke shënuar golin e fitores dhe të dytin për skuadrën e tij në fundin e ndeshjes.