Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë gjatë natës rreth orës 01:15.
Sipas informacioneve të policisë, viktima është shtetasi me iniciale P.K., i cili po udhëtonte me motorçikletë kur është përplasur nga një makinë tip “Opel” me targa AA798FI.
Mjeti drejtohej nga Përparim Papa, specialist i qarkullimit rrugor në komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe.
Ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje rreth shkaqeve të aksidentit.





