Personi që shihni në foto është viktima që humbi jetën mbrëmë pas mesnate në Borsh, pas një sherri me thika mes disa të rinjsh. Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sherri me thika që ndodhi pas orës 01:30.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Premtim Bega, 31 vjeç, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se të rinjtë janë grindur mes tyre e më pas sherri ka përfunduar duke përdorur armë të ftohta.
Si pasojë e plagëve, edhe një 24-vjeçar me inicialet E.O është në gjendje më kritike për jetën.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.





