Në 24 orët e fundit, dy episode të tjera dhune në familje janë regjistruar në Durrës. Të dhunuar janë një 63-vjeçar dhe një shtetase 51 vjeçe, të dhunuar respektivisht nga dhëndri dhe djali.
Mësohet se 63-vjeçari D.H. është dhunuar nga dhëndri, A.D vjeç 38, banues në Durrës, ndërkohë që shtetasja H.M., 51 vjeçe, është rrahur nga djali i saj, shtetasi T.M, vjeç 28.
Për dy të dhunuarit, policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.





