Prej disa javësh, sipërfaqja brenda portit të Durrësit ka mbetur e papastruar nga mbetjet urbane. Firma e cila kryente këtë shërbim “Fjona”, ka përfunduar kontratën me Autoritetin Portual të Durrësit, e për pasojë porti ka mbetur pa u pastruar. Dëshmi e qartë e mungesës së këtij shërbimi janë rrugët në të cilat operohet në portin e Durrësit, ku vërehen qartazi mbetjet urbane në rrugë e në të gjitha ambientet e jashtme.

“DurrësLajm” u interesua pranë APD-së dhe burime nga ky autoritet, bënë me dije se situata ka mbetur e tillë për shkak të procesit të tenderimit të shërbimit të pastrimit të territorit të portit të Durrësit.

Burimet sqaruan se javën e ardhshme do të organizojnë punonjësit e APD-së në aksion vullnetar për të pastruar rrugët brenda portit, të cilat janë imazhi i të gjthë atyre që bujtin e largohen nga vendi ynë nëpërmjet pikës kufitare më të madhe në vend.

E ndërsa rrugët në port po mbushen me plehra, në portin e peshkimit, mbetjet urbane nuk janë pastruar kurrë. Në sektorin e peshkimit situata ëhstë katastrofike e nuk do koment.

Ndjekim materialin.

K.H.