Policia e Lezhës ka njoftuar se një 59-vjeçar nga Tirana, është ndarë ditën e sotme nga jeta gjatë dasmës së nipit të tij.
Shtetasi me inicialet Z.L, është dërguar i vdekur në Spitalin e Lezhës, në rrethana ende misterioze.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policise
Informacion paraprak
Më datë 16.07.2017, në urgjencën e spitalit Lezhë, është dërguar i vdekur shtetasi Z.L. vjeç 59, banues në Tiranë, i cili ka qenë në Tale, në dasmën e nipit. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.





