I vlerësuar me çmimin Nobel, Liu Xiaobo, i cili ishte edhe një nga figurat më të shquara të të drejtave të njeriut dhe mbrojtës i demokracisë, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.
Aktivisti i shquar ishte duke marrë mjekim nga tumori në mëlçi në një spital në verilindje të Kinës, ku u transferua nga burgu gjatë muajit të kaluar. Ai ishte i dënuar dhe po kryente dënimin me 11 vite heqje lirie për “përmbysje” të regjimit.
Edhe pse profesor universiteti, që më pas u kthye në aktivist të të drejtave të njeriut, Liu ishte mbiquajtur kriminel nga autoritetet kineze. Ai është burgosur disa herë gjatë jetës së tij, ndërsa ka qenë subjekt i sanksioneve të rënda kur fitonte lirinë, ndërsa bashkëshortja e tij, Liu Xia qëndronte në arrest shtëpiak.
Në javët e fundit përpara vdekjes, rasti i Liu u zhyt në polemikat ndërkombëtare. Disa vende perëndimore i bënë thirrje Kinës për t’i lejuar Liusë të largohej nga vendi për të siguruar mjekim qetësues diku tjetër. Një mjek gjermano-amerikan, që e ka vizituar së fundi atë për t’i bërë ekzaminimet, tha se ai mund të udhëtonte jashtë shtetit. Por ekspertët e mjekësisë kineze këmbëngulnin se ai ishte shumë i sëmurë për t’u larguar nga vendi.
Liu ka qenë një figurë udhëheqëse për aktivistët prodemokracisë jashtë territoreve kineze, edhe pse shumë vetë mund të mos e kenë njohur mjaftueshëm brenda vendit, pasi autoritetet kineze censuronin vazhdimisht lajmet mbi të.
Aktivisti luajti një rol domethënës në protestat e “Tiananmenit” të qershorit të vitit 1989, që përfunduan me gjakderdhje, kur protestuesit u sulmuan nga trupat ushtarake. Ai dhe disa aktivistë të tjerë negociuan largimin e sigurtë nga qindra demonstrues të tjerë, ndërsa iu njoh merita për shpëtimin e jetëve të protestuesve.
Për pasojë, ai u dërgua në një qendër burgimi dhe u la i lirë në vitin 1991. Fushata e Liu për lirimin e të burgosurve gjatë “Tiananmenit” bëri që ai të dënohej në një kamp pune në verilindje të Kinës për 3 vite, por gjithsesi u lejua që të martohej me poeten Liu Xia po aty, në vitin 1996.
Ndahet nga jeta nobelisti Liu Xiaobo
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
75% e vajzave nuk do të dilnin me dikë që nuk ka shtëpi dhe makinë
Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona
Visjan Ukcenaj në mbështetje të protestës kundër Ramës: Shushunjat e pangopura kanë vjedhur dhe oksigjenin në spitale
Bizhuteri me vlerë 40 mijë euro, dhuratë për futbollistët e Afrikës së Jugut





