Dy të rinj nga Durrësi janë ndaluar në pikat e kalimit kufitar Porti i Durrësit dhe Rinas, pasi ishin shpallur në kërkim nga policia.
25-vjeçari D.Xh., banues në Durrës, u ndalua pasi dyshohet se në një shoqëri të huaj, me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka marrë kredi konsumatore.
Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme”.
Ndërkohë në Rinas u ndalua 34-vjeçarja A.M., nga Durrësi. Kjo shtetase akuzohet se është larguar nga banesa dhe familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e saj.





