Policia italiane ka arerstuar një shqiptar, pasi ka dhunuar një turiste.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në sheshin e Movida-s në qytetin Caorle, teksa shqiptari i është afruar turistes duke i kërkuar të shoqëroheshin, por ajo e ka refuzuar.

Pas refuzimit ai nuk ka duruar dhe ka qëlluar me grusht turisten duke i thyer 4 dhëmbët e parë, raportojnë mediet italiane.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka arrestuar shqiptarin rreth 30 vjeç, rezident prej disa vitesh në Itali, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Vajza u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa shqiptari në rajonin e policisë në Caorle.