Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar nga Tirana, i cili u kap duke drejtuar një autobus në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Hoxha 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ai është kapur ditën e diel në Maminas, duke drejtuar mjetin “Benz” autobus në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.