Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim, i dënuar për plagosje.

Bëhet fjalë për Gerald Kamberin, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Durrës, e  ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionëve luftarake”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.