Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.
E.R., 14 vjeçe ka bërë denoncimin në Komisariatin e Vlorës, pasi F. Ç., 17 vjeç, banues në Vlorë ka tentuar me forcë të abuzojë sesualisht me të.
Ngjarja ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 06:30, kur F.Ç. ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”.





