Makina e një biznesmeni të kromit ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit.

Persona të paidentifikuar i kanë vendosur një sasi lëndë shpërthyese mjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të 54-vjeçarit F.D., administrator i një galerie kromi.

Policia lokale bën me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, ndërsa automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenierë nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017,  në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:

Në afërsi të banesës së shtetasit F.D, rreth 54 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë  (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shërthyer.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Dëme në njerëz nga shpërthimi nuk ka.

Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenierë nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.

Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërko vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.