Një automjet tip “Mitsubushi” është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 në lagjen “28 Nëntori”, teksa mjeti ka qenë i parkuar.

Makina është në pronësi të 57-vjeçarit me iniciale Sh.S. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Automjeti është dëmtuar pjesërisht, ndërsa hetimet pritet të zbulojnë nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.