Një sherr i rëndë është regjistruar mes 4 grave në moshë madhore në Durrës, ku janë përdorur edhe mjetet e forta gjatë përplasjes fizike.

Në sherr janë përfshirë shtetaset M.H. 41 vjeçe; A.B. 26 vjeçe; kundër shtetaseve N.B. 60 vjeçe dhe L.H. 50 vjeçe, që të katërta me banim në Durrës.

Policia informon se 41-vjeçarja së bashku me 26-vjeçaren, kanë goditur me mjete të forta dy të tjerat.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 13 në Plazh, dhe shkak i përplasjes së ashpër mes grave dyshohet se ka qenë një konflikt për motive pronësie.

Policia nuk jep më tepër detaje, ndërsa bën të ditur se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetaset M.H. e A.B.