Policia ka vendosur në pranga një të kërkuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

I arrestuari është Ndue (Vitor) Perjaku 48 vjeç, i dënuar me 8 vite burg në Itali.

Gjykata e Trevizos në Itali  e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni”.