Ky është momenti kur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije 5 vjeç nga një pusetë ku kishte qënduar për rreth një orë.

I mituri ka rënë në orët e mbrëmjes së djeshme në një pusetë në kryeqytet, pranë zonës së njohur si Liqeni i Thatë.

Puseta në të cilën kishte rënë 5-vjeçari, raportohet të ketë qenë 10 metra e thellë, ku fatmirësisht nuk ka pasur ujë, gjë e cila mund të ishte fatale për të.

Vogëlushi ka pësuar lëndime dhe për këtë është nevojitur transportimi i tij drejt spitalit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.