Një fëmijë 5-vjeçar ka rënë në një pusetë në anë të rrugës “Peti” te zona e liqenit të thatë në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses dhe të ambulancës dhe u desh rreth 1 orë që fëmija të nxirrej nga puseta.

I mituri pësoi lëndime dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por ndodhet jashtë rrezikut.