Ndaj 34-vjeçarit nga Durrësi E.Xh. ka nisur procedimi penal, pasi mësohet nga burime policore se ky shtetas, një ditë më parë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ka aksidentuar një 19-vjeçare.
Sipas policisë së kryeqytetit, “shtetasi E.XH, vjeç 34, banues në Durrës, me leje drejtimi, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren F.SH, vjeç 19 banuese në Tiranë, e cila pasi mori ndihmën mjekësore, doli nga spitali pa probleme”.
34-vjeçari nga Durrësi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





