Në kushte të thella të depresionit, një vajzë e re në Tiranë ka tentuar të vetëvritet. Ngjarja ka ndodhur ditën e martë në rrugën Fatmir Gjata në kryeqytet, në shtëpinë e 25 vjeçares.
Shtetasja me inicialet A.P ka prerë damarët e dorës me thikë. Fatmirësisht veprimi nuk ka rezultuar fatal dhe aktualisht e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën e shtruar në spital.
Njoftimi i policise
Më datë 04.07.2017, në rrugën “Fatmir Gjata“, shtetasja A.P, vjeç 25, banuese në Tiranë, në gjendje depresioni, ka tentuar të presë damarët e dorës me thikë, e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.





