Plot 86 fëmijë të moshës nga tre deri në 15 vjeç, pjesë e studios së baletit të Arian Plakut, kanë qenë pjesë e shfaqjes “Just Dance 2017” e zhvilluar në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Dhjetëra fëmijë e prindër kanë zënë radhën për të ndjekur një shfaqje të vërtetë artistike, ku zhanret e kërcimit kanë qenë të shumëllojshme. Fëmijët e moshave të ndryshme kanë performuar prej gjinisë së baletit, kërcimit modern, tangos, valsit, valleve popullore të trevave të ndryshme nga jugu në veri etj.

Pjesëmarrja e djemve në këtë shfaqje me numra artistikë të shtuar është konsideruar si risi nga koreografi Arjan Plaku në rolin e drejtuesit të premierës. Ai u shpreh se përveç edukimit artistik në disiplinat e kërcimit, fëmijët marrin edukim artistik të gjthanshëm.

Për rreth 2 orë fëmijët kanë dhuruar një spektakël të vërtetë performancash shumë të realizuara, ndërsa kanë mbajtur peshë frymën e vogëlushëve që i kanë ndjekur me vëmendje të veçantë.

Shfaqjet për fëmijë janë të pakta në Durrës, dhe atëherë kur ato bëhen marrin vëmendje shumë të madhe nga të vegjëlit dhe prindërit e tyre.

Ndjekim materialin:  

K.H.