Një incident ka ndodhur pak minuta më parë pranë Gjykatës së Lartë, ku një person ka thyer xhamat e katit të parë të ndërtesës.

Reagimi i ashpër ka ardhur kur personi ende i paidentifikuar ka marrë vesh se i është refuzuar kërkesa e tij.

Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë dhe nuk ka shumë detaje, ndërsa mësohet se ai është shoqëruar nga policia.