Një 39-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një shtyllë që gjendej anës rrugës. Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ndërsa mësohet se viktima që udhëtonte me një motor tip ‘Hamer’, është shtetasi me iniciale K.SH, 39 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.07.2017, në orën 02:05, në Himarë, një shtetas duke udhëtuar me motor tip “Hamer” me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.
Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket shtetasit K.Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin.