Grushtohet një vajzë 30 vjeçe në rrugë në Durrës, policia çon në Prokurori autorin.
Ai është një 40-vjeçar me banim në Durrës, ndërsa e lënduara nga Tirana.
Policia bën me dije se “Më datë 01.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M. vjeç 40, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, ka goditur me grusht shtetasen M.T., vjeç 30, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal”.





