Goditet me thikë një person në mes të qytetit të Durrësit.
Sipas të dhënave policore, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë te zona e njohur si “ish-Valuta”, mes dy personave me banim në Durrës, ku ka mbetur i lënduar 48-vjeçari me iniciale A.Sh.
Policia bën me dije se autori, shtetasi O.I. 31 vjeç, e ka goditur me thikë.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për autorin janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





