*Për të gjithë të apasionuarit e librit, "Durrës Lajm" sjell titujt e rinj që mund të gjeni në libraritë e qytetit.
“Hyji është me zemër nëne”- Gjergj Meta
“Ky libër nuk është për të gjithë. Është vetëm për ata që dëshirojnë të njohin më nga afër personin e Jezu Krishtit, Kishën, mbarështuesit e Kishës, sakramentet e Kishës….” “Po pastaj m’u kujtuan ato fjalët e Kushtetutës së Koncilit II të Vatikanit mbi Kishën në Botën Bashkëkohore, kur flitet për ateizmin bashkëkohor”- thotë Monsinjor George Frendo O.P. në parathënien e librit. Në atë kontekst Koncili tha se disa kanë arritur tek mohimi i ekzistencës së Hyjit sepse kanë një ide të gabuar për Hyjin, në mënyrë që ai “hyj” që ata mohojnë “s’ka asnjë lidhje me Hyjin e Ungjijve” (nr. 19). Prandaj, pas pak reflektim, thashë: Patjetër, ky është një libër për të gjithë. Edhe një ateist mund të gjejë dritë në këtë libër të shkurtër, veçanërisht në dy kapitujt e parë, që flasin për mëshirën dhe “amësinë” e Hyjit.
“Oda alabastri”- Emily Dickinson
Ky vëllim sjell përzgjedhjen më të mirë të të të gjithë poezive të kësaj autorejeve, në mes të 1775 krijimeve poetike që shkroi Emily Dickinson. Përmes këtij vëllimi keni mundësinë të zbuloni dhe shijoni magjinë e kësaj poeteje, e cila veprën e saj e shkroi në shekullin e XIX por suksesin e pati në shekullin e XX.
“Merimanga e Sarajevës”- Robert Wilton
Një roman historik, i rrallë për Ballkanin e vitit 1914, rolin e Fuqive të Mëdha, infiltrimi i agjentëve britanikë dhe realizimi i misionit për të kuptuar lojën e Merimangës që pasohet me vrasjen e princit Austro-Hungarez, Franc Ferdinandi, dhe shpërthimi i Luftës së I-rë Botërore. Një thriller i shkruar mrekullisht nga Robert Ëilton dhe sjellë në shqip nga Diana Çuli.