Një makinë tip “Renault” ka marrë flakë në ecje mëngjesin e sotëm në Fier.

Sipas Policisë së Fierit, mjeti dyshohet se mori flakë pas një shkëndije elektrike dhe është djegur plotësisht.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të plagosur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.