Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, që arriti të renditet forcë e tretë në zgjedhje, ka deklaruar se LSI dhe PD duhet të bashkëpunojnë në opozitë nëse janë në një linjë, pasi nuk ekziston asnjë arsye pse kjo të mos ndodhë.

Vasili tha se LSI-a do të ketë një aksion të drejtpërdrejtë dhe ballor ndaj Ramës, dhe nëse PD-ja është në të njëjtën linjë, është e mirëpritur.

“Ne kemi një aksion tonin, në rast se PD-ja do ketë të njëjtën linjë, s’ka arsye pse PD të mos bashkëpunojë me ne”, tha ai.