Një person nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë false.
Sh. Begolli 40 vjeç, banues në Kosovë, është kapur ditën e sotme nga ana e Punonjësve të Policisë së Pikës së Kalimit Kufitar, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.





