Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin e përfundimit të procesit të votimit. Bëhet me dije se procesi i votimit është shtyrë me një orë, pra qytetarët do të mund paraqiten për të votuar deri në orën 20.00.

Vlen për t'u theksuar se këtë vit u vu re pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në votime.

Gjatë kësaj ore shtesë pritet të rritet numri i votuesve, pasi ka kaluar piku i vapës që pushtoi sot Shqipërinë.