Zevendës kryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim ka qenë në Durrës për të parë se si po ecën procesi zgjedhor.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë me përgjegjësi.

“Jam këtu për të denoncuar akte kriminale, grupe që lëvizin dhe terrorizojnë qyterët për t’i blerë votën, por në fund do të fitojë qytetaria”,- tha Rama.

“Nuk ka përplasje PS-LSI, por grupe krimale të Rilindjes kanë qëlluar aktivistë tanët. Kemi denoncuar mosveprimin e policë”,- shtoi ai më tej.

I pyetur për deklaratën e Metës nëse ka thyer heshtjen zgjedhore, ai u përgjigj se nuk ka shkelje të heshtjes zgjedhore, kur mbrohet liria e votës.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.