Gjendje alarmante raportohet nga dega e LSI-së së Durrësit gjatë kohës që po zhvillohet procesi i votimit.

Sipas LSI-së, sot në orën 09:00 të mëngjesit, eksponentë kriminalë kanë lëvizur me makina të blinduara në Shijak dhe në disa raste kanë hyrë edhe me armë zjarri të tipit kallash brenda QV-ve.

Sipas denoncimit të ngritur nga LSI, kjo situatë ka qenë e pranishme në çdo qendër votimi të bashkisë së Shijakut.

Madje ata denoncojnë edhe mungesën e forcave të policisë nëpër qendra votimi, megjithëse janë lajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga ana e tyre.